Si sot 45 vite më parë, çfarë ndodhi në Florida për herë të parë dhe të vetme (FOTO LAJM)

Kjo është ngjarje që ndodh një herë në jetë dhe që çdo person nga Jugu i Floridës nuk ka menduar kurrë se mund ta shoh.

Ra dëborë.

Kjo është e gjitha ajo që ndodhi në 19 Janar të 1977. Për herë të parë dhe të fundit deri më sot, në Miami, Florida.

Bora nuk zgjati shumë, afërsisht vetëm një orë e gjysmë nga ora 8-9:30 e mëngjesit. Çfarëdo që binte shkrihej shpejt, por i ftohti ekstrem do të kishte ndikime të jashtëzakonshme.

Temperaturat nën zero sigurisht që shoqëruan borën (një nivel minimal u raportua në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami). Kjo shkaktoi kërdi në të korrat lokale, me humbje të vlerësuara në 100 milionë dollarë vetëm në Dade County./albeu.com/

 

Shtuar 19.01.2022 09:34