Si mund të mbrojmë botën nga Putin?

Nga The Hill

Gjatë Luftës së Koresë, gjenerali Douglas MacArthur kërkonte të arrinte të njëjtin ndryshim në Korenë e Veriut që Amerika dhe aleatët e saj sapo kishin arritur në Japoni dhe Gjermaninë naziste. Ai madje ishte i gatshëm të përdorte forcat amerikane në Kinë për të kërcënuar qeverinë komuniste atje.

Por presidenti Truman tha se kaq mjaftonte dhe se përmbushja e detyrës minimale të mbrojtjes së integritetit territorial të Koresë së Jugut tashmë i kishte kushtuar mjaftueshëm gjak dhe thesar amerikan. Dy regjimet që Organizata e Kombeve të Bashkuara i kishte dënuar si agresorë kriminalë sipas standardeve të Nurembergut janë sërish në pushtet, raporton abcnews.al

Kur administrata e Xhorxh HW Bush zmbrapsi pushtimin e Kuvajtit të Sadam Huseinit në vitin 1990 për të mbrojtur kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, shumë kërkuan që forcat amerikane të përparonin nga veriu drejt Bagdadit për të rrëzuar diktatorin vrasës një herë e përgjithmonë.

Bush, i cili kishte hezituar të përfshinte Amerikën, refuzoi të përdorte forcën ose të paktën të përpiqej të bindte Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të zgjeronte mandatin e tij kundër një kombi që e kishte shpallur agresor, sipas ligjit ndërkombëtar të luftës.

Kjo pasoi  një regjim të ashpër të Huseinit; zhvillimin e armëve kimike, biologjike dhe bërthamore; dhe fokusin e  Perëndimit në luftën kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Bush vendosi që populli irakian, rajoni dhe bota nuk mund të toleronin më rrezikun që vinte nga ai regjim i egër dhe i paparashikueshëm dhe nisi luftën e dytë në Irak.

Përfundimisht, të lodhur nga përvoja e Irakut dhe lufta e zgjatur në Afganistan, as Bush dhe as aleatët e Amerikës nuk kishin më dëshirë të sfidonin Presidentin rus. NATO kishte vendosur një objektiv për Gjeorgjinë dhe Ukrainën duke u premtuar  anëtarësimin në 1997 – duke zemëruar Putinin.

Obama premtoi “ fleksibilitet ” ndaj interesave të Rusisë në vitin 2012, ndërsa Putin  në vitin 2014 pushtoi Ukrainën lindore aneksoi Krimenë.  Edhe pse administra e Donald Trump rriti sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, ato ishin të pamjaftueshme për të zbrapsur Putin nga agresioni i tij i mëparshëm ose për ta penguar atë nga lëvizjet e vazhdueshme kundër Ukrainës.

Trump i dha Ukrainës armë vdekjeprurëse por ishte shumë vonë për të frenuar synimet ekspansioniste të Putinit. Administrata e Biden përdori të njëjtat praktika për sanksionet kundër Rusisë dhe dërgimin e armëve në Ukrainë, pavarësisht se pushtimi i Putinit ishte qartësisht i pashmangshëm, raporton abcnews.al

Më e keqja ka ndodhur tashmë në Ukrainë dhe katër administrata amerikane dhe Perëndimi  janë përgjegjës për katastrofën njerëzore që i ka ndodhur vendit nga duart e Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Për më tepër, lavdërimet e Trump për veprimet e Putinit duke e cilësuar si një ” gjeni  janë të tmerrshme.  Gjykata e Nurembergut e cilësoi luftën agresive, ose “luftën kundër paqes”, si një krim sipas ligjit ndërkombëtar.

Gjykata tha se bombardimi i qëllimshëm i shkollave dhe spitaleve dhe bombardimi pa dallim i civilëve, cilësohen si “krime lufte”. Për veprimet e tij në Gjeorgji, Ukrainë dhe Siri, një gjykatë ndërkombëtare nuk do ta kishte të vështirë ta shpallte Putinin fajtor për të gjitha kategoritë e krimeve ndërkombëtare, ashtu siç bëri Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë kundër Slobodan Millosheviçit, Ratko Mlladiçit dhe Radovan Karaxhiqit.

Hetimi për krimet e luftës nga një gjykatë do të përcillte një mesazh të fuqishëm moral dhe ligjor mbështetjeje për popullin rus – i cili ka protestuar kundër luftës dhe të cilët kërkojnë që nderi i tyre të mos njolloset nga veprimet e Putinit dhe e bashkëpunëtorëve të tij.

Kremlini ka bllokuar transmetimet nga Radio Europa e Lirë (REF) dhe Radio Liberty (RL), të cilat po përpiqen  të informojnë publikun rus për kostot groteske njerëzore të luftës së Putinit ndaj popullit ukrainas dhe ndaj ushtarëve rusë.

Kongresi dhe administrata e Biden duhet të rrisin në mënyrë dramatike fondet e Radio Europa e Lirë për të ndihmuar që populli rus të informohet mbi situatën në Rusi dhe të ndihmojë popullin rus të vendosë nëse dëshiron që ky njeri që është  përgjegjës për vrasjen e grave dhe fëmijëve ukrainas dhe vdekjet e ushtarëve të rinj rusë të jetë ende udhëheqës i tyre.

Nëse Putini nuk mban përgjegjësi dhe nuk  del para drejtësisë, ai do të jetë i lirë të vazhdojë sulmin ndaj rendit europian dhe qytetërimit perëndimor, siç ndodhi me Adolph Hitler./abcnews.al


Shtuar 4.03.2022 14:46