Shtyhet gjyqi për çështjen “Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon të ripërsëritet akt ekspertimi i dëmit ekonomiko-financiar

Shtyhet gjyqi për çështjen “Gërdeci”, ish-ministri Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës të ripërsërisë akt ekspertimin e dëmit ekonomiko-financiar

Ka përfunduar pas 6 orësh seanca e sotme në SPAK e çështjes “Gërdeci”. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se ekspertët e çështjes nuk janë pajisur me dokumentacionin e duhur.

Për këtë arsye, Mediu ka deklaruar se ai dhe përfaqësuesi i tij ligjor kanë kërkuar nga grupi hetimor që të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”. Kërkesën e tij, Mediu e mbështet me argumentimin se në disa pjesë të dosjes fitet me hamendësim dhe jo me dokumentacion konkret.

Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007 ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara. Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.


Shtuar 11.09.2024 18:13

Tags: ,