Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm me dy të vdekur në Bruksel

Grupi “Shteti Islamik” mori përgjegjësinë për sulmin e të hënës, 16 tetor, në Bruksel, siç njoftoi grupi sot në kanalin e tij Telegram, duke deklaruar se një nga luftëtarët e tij kreu sulmin që vrau dy persona.

Autori, i cili vrau dy tifozë suedezë të futbollit dhe plagosi një tjetër në Bruksel ishte një 45-vjeçar tunizian, kërkesa për azil e të cilit u refuzua në vitin 2020, por ai vazhdoi të jetonte ilegalisht në Belgjikë, sipas zyrtarëve belgë.

Pas kërkimeve gjatë natës, policia mëngjesin e djeshëm, 17 tetor, qëlloi për vdekje të dyshuarin në një kafene në lagjen Sherbeek, në pjesën veriore të Brukselit./Albeu.com

 


Shtuar 18.10.2023 08:29