Shqiptari therr të dashurin e ish-gruas në Belgjikë

Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar ditën e sotme në Belgjikë pasi ka plagosur për vdekje një person.

Mësohet se shqiptari Betim A. 48-vjeçar u arrestua pasi vrau 52 vjeçarin Ismet Osmanaynë Waterbaan, Deurne, pranë një shkolle.

Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës treguan ngjarjen. “Kemi dëgjuar shumë të bërtitura dhe pamë dikë që binte nga biçikleta e tij”. “Çiklisti ishte shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë”.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë xhelozia. Siç raportojnë mediat vendase, Ismet Osmanay është i dashuri i ish-gruas së Betim A. Ngjarja ndodhi në shkollën e fëmijëve të gruas. Ata fëmijë ishin dëshmitarë të vrasjes.


Shtuar 14.06.2021 23:14