Shqiptari i vjedh 80 mijë euro pronarit në Francë, mësoni si i shpenzoi

Një 22-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Strasburg të Francës pasi akuzohet se ka vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku ai punonte.

Sipas mediave franceze, i riu punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur, babai i tij ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë. Për tre vite me radhë, i riu ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij.

Ai është vendosur në paraburgim për mashtrim dhe pastrim parash, ndërsa pranoi fajin. Përveç blerjes së një automjeti, i riu tha se paratë i kishin për të ndërtuar një shtëpi në Kosovë.


Shtuar 6.05.2021 13:55