“Shqiptarët trafikantë do të shtohen në Amerikën Latine”, Artan Hoxha: Pse ata jetonin në rezidenca dhe lëviznin me makina të blinduara

Gazetari investigativ Artan Hoxha, I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka folur për eksperiencën e tij në Amerikën Latine dhe për shqiptarët atje që merren me trafikun e kokainës.

Hoxha tha se shqiptarët në Amerikën Latine do të shtohen në dekadën e ardhshme, dhe kjo sepse ata bëjnë të mundur shitjen e drogës. Sipas Hoxhës kjo është arsyeja pse ata qëndrojnë në rezidenca dhe lëvizin me makina të blinduara.

https://www.facebook.com/t7videos/videos/847055916455504

“Në Amerikën Latine shqiptarët u bënë të dukshëm për sasitë e mëdha që transportoheshin, për atë që kapej dhe për ata që vriteshin. Shqiptarët e vrarë me numrin më të lartë janë në Ekuador. Drejtori i Anti-drogës, nuk i përcaktonte dot shqiptarët, por i identifikonte si karteli I Ballkanit. Në pjesën tjetër, informacioni më I madh që kishin nga shqiptarët vinin nga DEA. Ato që pashë atje, dëshmojnë se shqiptarët jo vetëm do jenë të dukshëm në një dekadë, por do të shtohen. Sepse pa shqiptarët nuk shkon droga në Europë. Pa ta, nuk shkon paraja në Ekuador. Prandaj shqiptarët jetonin në rezidenca dhe lëviznin me makina të blinduara”, tha Hoxha./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 21:14