Vrasja e vogëlushit në Fier, Artan Hoxha gjën zgjidhjen: Dënimi me vdekje s’bën dobi, ju tregoj çfarë duhet bërë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme ne qytetin e Fierit, ku fqinji 38-vjeçar i mori jetën një fëmije 8-vjeç, ka reaguar gazetari Artan Hoxha.

Sipas Artan Hoxhës duhen marrë një sërë masash që ngjarje të tilla të mos përsëriten ose të oarandalohen në kohë.

Komentet Hoxha i bëri nga studio e “ABC live” ku ishte i ftuar.

Gazetari shtoi se ngushëllimi i politikanëve sot nuk ka kuptim. Ai sugjeron që të krijohet një database me të dhëna të rëndësishme me të gjithë këta persona që kanë probleme të tilla, me qëllim që rastet tragjike të mos përsëriten.

“Sheh vendin ku ka jetuar, shikon fëmijë një engjëll dhe pastaj je i detyruar të dëgjosh sot të gjithë politikanët tanë duke ngushëlluar. Ngushëllimin e bën kushdo, detyra dhe misioni i tyre është që të parandalojnë ngjarje të tilla duke marrë masat  duhura, duke ngritur institucionet e duhura. Autori është rritur me traumë, babai, këtej, nëna andej, vëllai në burg, që 23 vjeç i dënuar. Pastaj i nënvlerësuar nga sistemi ynë që është fund e krye i shpartalluar dhe pasoja e gjithë kësaj është jeta e humbur e atij fëmije.

Këtë do të kërkoja nga politikanët që të parandalojnë situata të tilla duke marrë vendimet e duhura. Ne nuk mund ti lëmë bomba të tilla, janë bomba sociale, përbëjnë rrezik shoqëruar. Nuk na kushton asgjë që të kemi një database me të gjithë këta personazhe, ku gjenden, ti mbajnë nën vëzhgim, të ngremë në alert komunitetin. Ai ka një gardh me kallama aty dhe nuk është parë duke hapur gropën.

Edhe komunitete duhet të jenë vigjilentë. Shqipëria flet për këto raste vetëm kur ndodh. Nuk është viktima e parë, dhe kanë ardhur nga personazhe të tillë. na duket e çuditshme që ai pasi ka bërë atë krim vazhdonte pinte alkool t dhoma e vet. të paktën ti minimizojnë. Imagjinoni të mos ishte gjetur kufoma. Nuk na kushton gjë sot, por minimalisht institucionet tona çdo sektor i policisë,prokurorisë, gjykata duhet të ketë një database me të dhëna, që të ketë me saktësi ku ndodhen këta persona, rrezikshmëria e tyre. Duhet edhe një reagim shoqëror, nuk bëhet vetëm me polic kjo punë,” u shpreh gazetari.

Ndrëkohë, që opinioni publik është tronditur nga ngjarja makabre kërkon dënim maksimal për autorin, duke përshirë edhe dënimin kapital. Hoxha thotë se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje, ndërsa thekson se institucionet duhet të parandalojnë.

“Nuk mund të ketë dënim me vdekje. Shqipëria nuk e kthen dot më. I fundit është ai i Libofshës. Kam pasur mundësi të intervistoj të dënuar me vdekje dhe sot e kësaj dite janë në burg. Nuk është zgjidhje dënimi me vdekje. Ne si institucione dhe shoqëria duhet të punojmë që të parandalojmë raste të tilla. Këtë duhet të bëjmë,” u shpreh Hoxha./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 13:11