Artan Hoxha jep mesazhin e koduar: Kujdes nga gjermanët, janë vërdallë (FOTO LAJM)

Gazetari Artan Hoxha ka ripostuar në faqen e tij në Facebook një foto me një makinë policie gjermane duke paralajmëruar se gjermanët janë vërdallë.

“Gjermanet, gjermanet, jane verdalle. Me duket se po na numërojnë” shkruan Hoxha.

Autoritetet në Shqipëri janë duke verifikuar adresat e këtyre call- center-ave përmes IP së internetit por sipas statusit të Artan Hoxhës grupit të hetimit duket se i janë bashkuar edhe gjermanët duke paralajmëruar zhvillime të reja në vazhdim.

Kujtojmë se 13 kompani “call center” në Shqipëri janë duke u hetuar nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se përgjatë një periudhe 2-vjeçare kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit nga qytetarë të ndryshëm të Bashkimit Europian. Hetimi nisi nga kërkesa e autoriteteve gjermane pas ankesës së një gruaje, të cilës një “call center” në Tiranë i kishte marrë 9700 euro duke i premtuar se do të investonte në Bitcoin.

Artan Hoxha ishte i pari që e denoncoi publikisht këtë skandal që po ndodhte me call center-at.

Denoncimi erdhi pak ditë më parë dhe SPAK nisi hetimet.

Ndërkohë një pjesë e këtyre kompanive të call center-ave u vendosën në lëvizje duke nisur boshatisjen e ambienteve dhe fshehjen e provave nga frika e hetimit./albeu.com/


Shtuar 4.11.2021 18:43