Shqipëria në sytë e shtypit gjerman: Protestat nuk u shuan as me shfaqjen e Kanye West

Prej disa javësh, mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Si një përpjekje për të riparuar figurën e tij, ai solli në vend reperin e diskutueshëm Kanye West, por lëvizja nuk dha frytet e pritura.

Vetë qeveria shqiptare shpenzoi mbi katër milionë euro për të ngritur pranë aeroportit të kryeqytetit një arenë të quajtur “Eagle Stadium”.

Të lidhura

None found

Ajo u ndërtua për të mirëpritur një figurë jashtëzakonisht të debatueshme: Ye, emri i skenës i Kanye West. Ky i fundit, ka tërhequr vëmendjen vitet e fundit për shpërthime antisemite dhe disa deklarata që e vendosnin në dritë pozitive figurën e Adolf Hitlerit.

Ndonëse reperi publikoi në fillim të vitit një reklamë në Wall Street Journal me anë të së cilës u kërkonte ndjesë atyre që kishte lënduar dhe sqaronte se fjalët e tij ishin pasojë e episodeve maniake të shkaktuara nga çrregullimi bipolar, kjo nuk mjaftoi për të zhbërë paragjykimet. Në shtete si Britania e Madhe, Italia, India dhe Polonia, koncertet e tij u anuluan, shpeshherë pas ndërhyrjeve nga qeveritë vendase.

Megjithatë, skenari ishte ndryshe në Shqipëri. Edi Rama, i etiketuar shpesh si një pragmatist që nuk njeh pengesa, shfaqet ndërkohë vazhdimisht si përkrahës i flaktë i Izraelit. Prapëseprapë, ai nuk pa ndonjë pengesë morale për të mos e ftuar Ye në fundjavë, duke hedhur poshtë zërin e Komunitetit Hebraik Shqiptar, i cili kishte paralajmëruar se kjo nuk provonte “hapje kulturore, por një kontradiktë morale”.

Me tone entuziaste, Rama kishte deklaruar para ngjarjes se spektakli do të gjeneronte përfitime për turizmin dhe ekonominë, duke e kthyer Tiranën për disa orë në “kryeqytetin botëror të muzikës”.

Ky imazh pozitiv ishte diçka për të cilën Rama, që paralelisht është edhe artist vizual, kishte shumë nevojë, duke marrë parasysh se prej javësh ballafaqohet me thirrje për dorëheqje dhe akuza për korrupsion e keqqeverisje.

Por rezultati i shfaqjes nuk qe aspak triumfues. Ditët që i paraprinë koncertit panë sërish dhjetëra mijëra qyetarë të dilnin në rrugët e Tiranës për të kërkuar “dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”. Artistë vendas u mblodhën gjithashtu para Ministrisë së Kulturës për të shprehur zemërimin e tyre për shpenzimin e më shumë se katër milionë eurove nga arka e shtetit për një event që në sytë e tyre shërbente mbi të gjitha si “marketing politik i kryeministrit”. Ata vunë në pah kontrastin me financimin e vakët që merr skena e pavarur artistike shqiptare, e cila përfiton më pak se gjysmë milioni euro në vit. Pankartat e protestës mbanin mbishkrime si “Ministria e Turpit”.

Pavarësisht fondeve të shumta të derdhura nga shteti, stadiumi nuk qe i mbushur plot. Mediat në Shqipëri raportuan se ekzekutivi kishte filluar të shpërndante bileta falas në mënyrë masive mes punonjësve të administratës shtetërore dhe nxënësve. Madje, edhe brenda arenës u dëgjuan thirrjet për shkarkimin e kreut të qeverisë. Ky dështim është një tjetër hallkë në zinxhirin e orvatjeve të pasuksesshme të Ramës për të frenuar zemërimin kolektiv.

Flaka e protestave u ndez pas një ngjarjeje të rëndë në fund të majit, në Lagunën e Nartës, pranë grykëderdhjes së Vjosës. Kjo zonë e mbrojtur, habitat i mbi 200 llojeve të shpendëve si flamingot, u kthye papritur në një kantier ndërtimi me gardhe dhe tela me gjemba. Përplasjet e dhunshme mes rojeve private dhe protestuesve spontanë ishin katalizatori që e transferoi revoltën në kryeqytet, duke i zmadhuar kërkesat nga mbrojtja e natyrës në thirrje të drejtpërdrejta për dorëheqjen e Ramës.

Indinjata u përforcua nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit. Ajo lëshoi urdhër-arreste për disa individë të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash përmes transaksioneve të dyshimta të tokave, disa prej të cilave ndodheshin pikërisht në zonën e Nartës. Planet për ndërtimin e hoteleve luksoze në atë zonë, të konfirmuara me hezitim nga qeveria, nxisin edhe më shumë zemërimin. Emri më i lartë i përmendur në këtë kontekst është ai i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, por deri tani hetuesit nuk kanë gjetur tregues që ai të ishte në dijeni të veprimtarive kriminale. Megjithatë, fokusi i revoltës mbetet mbi mungesën e transparencës dhe dyshimet për korrupsion në trajtimin e pronave nga ana e qeverisë.

Një ndryshim ligjor në vitin 2024, që tani lejon ndërtime në zona të mbrojtura, ka shtuar mosbesimin publik dhe shqetësimet ndërkombëtare. Në mes të qershorit, Parlamenti Evropian kërkoi që Tirana të ndalonte punimet dhe të revokonte atë ligj. Edhe qeveria federale gjermane, në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti i të Gjelbërve, Boris Mijatović, u shpreh në fillim të korrikut se ndante shqetësimet e Brukselit për respektimin e standardeve evropiane. Mijatović, megjithatë, e kritikoi këtë qëndrim si pasiv, duke theksuar se dërgon sinjalin e gabuar në rajon dhe se Berlini duhet të përdorte ndikimin e tij për të mbrojtur lagunën.

Nëse Rama arriti të arrijë qëllimin e tij për të përmirësuar imazhin, kjo mbetet e paqartë. Zakonisht aktiv në rrjetet sociale, ai u mjaftua vetëm me një shpërndarje të falënderimeve të reperit, i cili shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe për stadiumin e ndërtuar në “vendin e tyre të bukur”.


MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş