“Shqipëria ia doli!”, Sot sërish nuk u çelën negociatat, por çfarë shkruante Rama para 4 vitesh për integrimin në BE

Sot në Bruksel u mbajt samiti i BE dhe Shqipërisë sërish nuk iu çelën negociatat me Bashkimin Europian. Një tjetër prerje shpresash për shqiptarët, për të cilën kryeministri Edi Rama tha se e priste dhe fajin për këtë ia hodhi BE-së duke thënë se vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut po mbahen peng nga Bullgaria.

Ndërsa kjo është hera e disatë që përsëritet e njëjta gjë, ne kujtojmë një status të kryeministrit 4 vjet më parë ku thoshte se Shqipëria ia doli të marrë datë për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar.

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë? Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, shkruante Rama më 26 qershor 2022.

Sot 4 vjet më vonë jemi në të njëjtin vend, dhe ashtu siç tha sot vetë Rama me ironi, shekullin tjetër integrimi është i sigurt./albeu.com

Shtuar 23.06.2022 17:33