Këtë të premte, në kuadër të operacionit policor “Tempulli 3”, Policia e Tiranës, ka arrestuar 19 persona dhe 5 të tjerë janë shapllur në kërkim, si rezultat i operacionit “Tempulli 3”.
Në një dalje për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, bëri me dije personat e arrestuar shpërndanin drogra të ndryshme në afërsi të shkollave dhe zona të tjera në Tiranë që frekuentohen nga të rinjtë.
Nga ky operacion, janë sekuestruar 1.2 kg kokainë, qindra doza heroinë dhe kanabis, 5 automjete, 12 celularë, shuma parash që u përfituan nga shitja e lëndës narkotike
“Në vijim të operacioneve të një pas njëshme në fushën e narkotikëve dhe të 2 megave operacioneve mbarëndërkombëtrare, ka referuar materialet në prokurori. Gjatë një hetimi 3 muajor nga specialistët u siguruan prova për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 24 shtetasve. U finalizua faza e dytë e këtij operacioni dhe u vendos arrest me burg të dhënë nga gjykata për 19 persona, dhe vazhdon kërkimi për 5 personat e tjerë.
Arrest me burg për Armando Xheladinin i cili u arrestua në maj për vrasje me dashje në greqi të kryer në vitin 2008.
1.2 kg kokainë, qindra doza heroinë dhe kanabis, 5 automjete, 12 celularë, shuma parash që u përfituan nga shitja e lëndës narkotike”, u shpreh Tonin Vocaj