Shoqërohen disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politik të PD-së për ngjarjen në Elbasan

Elbasani u trondit ditën e  sotme nga përplasja me armë e cila përfundoi me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e Xhuvanit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të shoqëruesit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan ku si pasojë humbi jetën Pjerin Xhuvani, i cili njihej si mbështetës i PS-së.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes në vendin e ngjarjes është rikthyer sërish prokurori Ritvan Sukaj për të grumbulluar të tjera prova që mund të çojnë në zbardhjen e plotë.

 

Shtuar 21.04.2021 09:04