Ngjarja në Elbasan “shkundi” ekuilibrat e politikanëve? Meta zbut tonet me Ramën: Është energjik dhe ambicioz

Pavarësisht përplasjes së fortë mes tyre, presidenti Ilir Meta i njeh dy cilësi pozitive kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama është ambicioz dhe është pozitive. Ka shumë energji dhe kjo është pozitive. Ka një problem të madh se është shumë i pabesë. Në politikë s’ka asnjë parim dhe natyrisht që ka energji negative, nuk i ka pozitive. Mbi të gjitha është kaq egoist dhe nuk ka asnjë keqardhje për çdo gjë që shkakton,” u shpreh Meta në një media lokale në Elbasan.

Ndërkohë edhe Edi rama deklaroi ditën e sotme se Lulzim Basha është treguar i përmbajtur për ngjarjen në Elbasan, duke përdorur kështu si rrallëherë një retorikë vlerësuese.

Në Elbasan, duket se u prekën të gjitha kahet politike pasi viktima kishte qenë me LSI-në, ishte bashkuar me PS-së, ndërsa u vra nga pjesëtarë të PD-së. /albeu.com/

Shtuar 21.04.2021 09:04