Shkon në 4 numri i të arrestuarve për falsifikim në Durrës, bashkëpunuan me juristin e Kadastrës

Policia ka finalizuar operacioni “Mbikalimi” në Durrës duke arrestuar 4 punonjës së Kadastrës.

U arrestua juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho pas një hetimi për një parcelë. Gjithashtu u arrestua Ilias Fisheku, i datëlindjes 1959, lindur dhe banues ne Fier, Giraon Aliko i datëlindjes 1985, lindur dhe banues në Plepa Durrës.

Gjithashtu u eksekutua arrest shtëpie për shtetasin Rakip Haxhiu, i datëlindjes 1944.

Këta persona në bashkëpunim me njeri tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi te 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe të “mashtrimit”.

Njoftimi

Operacioni “Mbikalimi”

Me datë 14.05.2021 ora Drejtoria për krimet Ekonomike e financiarë dhe Drejtoria Operacionale, në Departamentin e Policisë kriminale në Policinë e shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan operacionin “Mbikalimi” me arrestimin me vendim Gjykate të shtetaseve:

1. Ilias Fisheku, i datëlindjes 1959, lindur dhe banues ne Fier

2. Giraon Aliko i datëlindjes 1985, lindur dhe banues në Plepa Durrës,

3. Mikel Zaho, i datëlindjes 1978, me pune në Zyrat e Kadastrës Durrës

Si dhe ekzekutimin masës së arrestit të shtëpisë për shtetasin:

1. Rakip Haxhiu, i datëlindjes 1944,

Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi te 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu, duke marrë nr. 53/216 ZK 8518 dhe reference 0037621 indeks harte DR-R5-16m 17 vol 134 fq. 23. Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës, janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara, të leje së legalizimit për objektin për një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe të “mashtrimit”, te kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2, 143/3 e 25 të Kodit Penal.


Shtuar 14.07.2021 12:11