Pronarët e lokaleve në Vlorë në protestë: Nëse nuk ndryshohen masat, do të mbyllim aktivitetin

Pronarët e lokaleve në Vlorë janë mbledhur sot në një postestë para Drejtorisë Vendore të Policisë, për të kundërshtuar mbylljen e lokaleve në orën 23:00 dhe ndalimin e muzikës në orën 22:00.

Ata kanë paralajmëruar se nëse, nuk ndryshohet orari i ushtrimit të aktivitetit përgjatë Lungomares, të gjithë lokalet dhe restorantet në Vlorë do të mbyllen duke fillluar nga e hëna.

“Falemindëti që jeni mbledhur këtu të gjithë për këtë problematikë shumë serioze që këto ditë është agravuar edhe më shumë. Ne të gjithë si biznese jemi mbledhur para policisë për gjobat që u janë vënë kolegëve pa të drejtë. Kemi vendosur se në rast se kryeministri nuk ndryshon orarin e ushtrimit të aktivitetit përgjatë Lungomares, të gjithë lokalet dhe restorantet në Vlorë do të mbyllen duke fillluar nga e hëna. D.m.th do të ketë “shut doën” total”, ka thënë një prej pronarëve të një lokali./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 12:08