Shkodran Mustafi me shokë duke ikur nga tifozët e Schalkes (VIDEO)

Skuadra e Schalkes edhe matematikisht ka rënë nga Bundesliga pas humbjes minimale 1 me 0 ndaj Arminia.

Pas humbjes së mbrëmshme, tifozët e Schalkes kanë kërcënuar futbollistët. Madje ashtu siç njoftoi klubi gjerman sot gjatë ditës disa tifozë edhe i sulmuan ata, shkruan IndeksOnline.

Në media po publikohet një video ku shihen disa futbollistë të Schalkes duke ikur me vrap nga tifozët. Sipas këtyre mediave pretendohet se një nga ata lojtarë është shqiptari, Shkodran Mustafi.

Kujtojmë që Schalke këtë sezon ka grumbulluar vetëm 13 pikë.


Shtuar 21.04.2021 20:19