Një shkencëtar që këshillon qeverinë britanike, ka paralajmëruar se në vend ka shenja të një fazet të hershme të një vale të tretë infeksionesh të koronavirusit.
Prof Ravi Gupta, nga Universiteti i Kembrixhit, tha se megjithëse rastet e reja ishin “relativisht të ulëta”, varianti indian kishte shkaktuar “rritje eksponenciale”.
Ai tha që dhënia fund e kufizimeve të Covid në Angli në 21 qershor, duhet të shtyhet.
Sekretari i mjedisit George Eustice tha se qeveria nuk mund të përjashtojë mundësinë për të vonuar lehtësimin e masave.
Të dielën, Britania e Madhe raportoi më shumë se 3,000 infeksione të reja Covid për një të pestën ditë radhazi.
Para kësaj, Britania e Madhe nuk e kishte tejkaluar atë numër që nga 12 prilli./albeu.com