Ekipi u ngjit në Bundesligë, por Mavraj do të duhet të kërkojë një skuadër të re

Grojther Fyrth arriti një sukses të madh këtë sezon teksa ia doli të rikthehet në elitën gjermane, Bundesligë. Pjesë e kësaj skuadre është edhe Mërgim Mavraj, i cili ka qenë një lojtar i formacionit të parë derisa pësoi një dëmtim fatkeq.

Një dëmtim që i ka prishur shumë planet, pasi tashmë klubi gjerman njofton se nuk do të rinovojë me shqiptarin dhe në këtë formë ai nuk do të ketë mundësinë të luaj në Bundesligë. Tashmë, 34-vjeçarit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të sigurojë një tjetër akomodim për sezonin e ri dhe të qëndrojë kështu në Bundesliga 2.

“Grojther Fyrth dhe Mërgim Mavraj nuk do të rinovojnë kontratën që skadon në fund të sezonit. Faleminderit për përkushtimin dhe të urojmë gjithë të mirat në të ardhmen Mërgim!“, shkruhej në njoftimin e klubit gjerman.


Shtuar 31.05.2021 11:49