Shkatërrohet banda me 47 anëtarë, furnizonin Italinë me drogë shqiptare

Prokuroria e Trentos në Itali ka ngritur 47 aktakuza për një bandë kriminale e cila zhvillonte aktivitetin e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në materialet e prokurorisë theksohet se gjithë hetimeve të bëra përgjatë vitit 2019-2020, 47 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përmes kanalit të Otrantos kalonin çdo ditë me dhjetëra kilogram marijuanë, nga Shqipëria në Itali.

Ndërkohë gjatë hetimeve u zbulua se një grup trafikantësh në Romë shfrytëzonin nigerianët për të shpërndarë drogën që vinte nga Shqipëria në Trento, Bolzano dhe Trieste.

Në materialet hetimore të prokurorisë theksohet gjithashtu se banda komunikonte me njëri tjetrin përmes Whatsapp, Facebook dhe kanaleve të tjera Voip.

Droga u shpërndahej kryesisht në qytetin e Trento, Bolzano, Merano, Rovereto, në Piana Rotaliana dhe në komuna të tjera në Trentino Alto Adige, duke kontrolluar rrjetet e shitjes me pakicë./albeu.com