Alina Kabaeva: Dalja e re publike e zonjës së Putinit dhe thashethemet për Botox

Olimpianja 38-vjeçare u shfaq në Moskë, pas thashethemeve që e donin të kishte ikur në një shtëpi siberiane.

Alina Kabeava e dashura 38-vjeçare e Vladimir Putin u rishfaq në një provë ritmike në një palestër në Moskë, pas spekulimeve se ajo kishte ikur në Siberi.

Fotot e Alina Kabaevës nga kjo paraqitje e saj, ndezën spekulimet se ajo ka vizituar të njëjtin kirurg estetik si Putini, ndërkohë që po qarkullojnë thashethemet për Botox-in. “Diçka ka ndryshuar vërtet në fytyrën e Kabaevës., atletja legjendare ishte dukshëm më e bukur”, ka shkruar Cosmopolitan.


Gruaja, e përfolur se ishte e dashura e Putinit dhe nënë e katër fëmijëve, thuhet se ishte fshehur në një shtëpi private në Zvicër ose në një strehë bërthamore siberiane.

Medalistja e artë olimpike u rishfaq në një provë ritmike për të rinjtë në VTB Arena në Moskë këtë javë përpara Festivalit Alina, një ngjarje bamirësie e planifikuar për të shtunën e ardhshme.

Kujtohet se presidenti rus nuk ka mohuar asnjë nga thashethemet, por as nuk e ka njohur zyrtarisht Kabaevën.

Në fakt, Daily Mail së fundmi raportoi se emri dhe fotografia e zonjës së Vladimir Putinit u hoqën nga faqja e internetit e perandorisë mediatike ruse ku ai është drejtor menaxhues, në një përpjekje për të anashkaluar sanksionet perëndimore.

Alina Kabaeva, Olimpianja e Artë e Gjimnastikës Ritmike, mban një pozicion të spikatur në grupin mediatik rus “National Media Group”. Por orët e fundit profili i saj por edhe fotoja e saj janë fshirë pa asnjë justifikim. /albeu.com/

Shtuar 22.04.2022 17:03