Shkarkuan Metën me 105 vota, kush janë deputetët që votuan kundër e munguan në seancë

Për herë të parë në Shqipëri, është votuar shkarkimi i Presidentit të Republikës.  Me 105 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme u shkarkua nga pozicioni i Presidentit Ilir Meta.

Shtatë deputetë kanë zgjedhur të mos jenë në sallën e parlamentit këtë të mërkurë për arsye që nuk dihen.

Ata janë Olta Xhaccka, Amra Borova, Fidel Ylli, Rudina Hajdari, etj.

Deri më tani, deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit janë:  Artur Roshi, Lefter Maliqi, Suzana Topi,  Fatjona Dhimtri dhe Adriatik Alimadhi.

Abstenim ka votuar deputeti Ralf Gjoni, cili mbante postin e këshilltarit të Metës në kohën kur presidenti aktual ishte në krye të Kuvendit. /albeu.com/


Shtuar 9.06.2021 15:25