Shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të aksidentit të ndodhur sot ku u shua një familje me 4 anëtarë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit “Audi”, Igli Madani 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi sot ndërsa familja e sapokthyer nga Greqia ishin nisur me pushime në Vlorë. Viktimat e aksidentit janë prindërit Eduart Gushi, Silvana Gushi dhe dy vajzat Anastasia Gushi dhe Eva Gushi./albeu.com

 


Shtuar 25.06.2021 16:45