Asnjë humbje jete dhe 7 raste të reja me koronavirus sot në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shënedetësisë gjithashtu ka njoftuar se në vend, aktualisht janë aktivë me Covid-19, 76 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 1 rast në Kavajë.

Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë     9

Të shtruar në spitale      2

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2706

Testime totale            789,025

Raste pozitive             132,506

Raste të shëruara        129,975

Raste Aktive                 76

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          27

Shkodër       20

Durrës          7

Lezhë           7

Berat             5

Elbasan       4

Dibër             2

Kukës           2

Fier              1

Vlorë             1

/albeu.com/