Shiste veshje kontrabandë me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Babrru, sekuestrohet 40 mijë euro mall

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 38-vjeçare, administratore e një dyqani në zonën e Babrrusë, pas zbulimit të veshjeve me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara si të falsifikuara dhe pa dokumentacion tatimor.

Gjatë kontrollit në dyqanin në rrugën “Demokracia”, u gjetën dhe sekuestruan veshje të ndryshme me logo markash të njohura, me një vlerë të përafërt rreth 40 mijë euro.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, mallrat nuk shoqëroheshin me fatura që provonin origjinën e tyre.

Njoftimi:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru.

Në kuadër të operacionit u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38-vjeçe, banuese në Babrru.

Gjatë kontrolleve në këtë subjekt, u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre”, njoftoi sot policia.


Shtuar 28.02.2026 11:50