SHIFRAT/ Nga veriu në jug, sa demokratë po votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës

Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve janë mbledhur delegatët në mbështetje të Bashës për Kuvendin e 18 dhjetorit, në të gjithë Shqipërinë vazhdon njëkohësisht edhe referendumi për shkarkimin e tij.

Por si është pjesmarrja deri më tani në referendumin e shkarkimit të Bashës:

Në Lezhë, deri në orën 10:30 rreth 15% e anëtarëve të PD kanë arritur të votojnë. Ndërkohë që numri vijon të jetë i konsiderueshëm.

Në Gjirokastër, në qendrën kryesore të votimit në Pallatin e Sportit ka nisur pak me vonesë procesi.

“Pjesëmarrje më të lartë në Tepelenë dhe Libohovë, proces i i qetë, pa incidente, pritet që pjesëmarrja të rritet në vijim.

Nuk janë raportuar incidente. Në Lazarat vihet re pjesëmarrje shuëm e ulët. Deri në këto momente në rang qarku në Gjirokastër pjesëmarrja në referendum është 21 %”.

Ndërkohë deri në orën 10:30 në Sarandë kanë votuar 110 persona nga 850 me të drejtë vote ndërkohë që Delvinë kanë votuar 45 nga 455.

Në Dibër, procesi i votimit vijon normalisht. Në Mat janë 1075 votues, në Bulqizë 1664 dhe në Dibër 1150 votues, shkruan Bë.

Megjithëse temperaturat janë të ulëta në bashkinë e Dibrës ka fluks votuesish. Deri tani kanë votuar rreth 32% e anëtarëve. Në Dibër votimi kryhet në Pallatin e Kulturës”.

Mallakastër nga 900 anëtare pretendohet se do të marrin pjesë 600, deri tani kanë votuar 30%. /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 11:37