Shifrat e fundit nga zgjedhjet! LSI i bie 1 mandat, rritet frikshëm PS me 77 deputetë (FOTO LAJM)

Janë bërë publike të dhënat e fundit për zgjedhjet që u mbajtën dje në Shqipëri.

Mbi 32 % e votave (1671 kuti) janë numëruar dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste.

KQZ zbulon se PS është në udhëheqje të zgjedhjeve me një përqindje prej 49.64% e përkthyer në 77 mandate.

Partia Demokratike deri më tani ka 38.82 % të votave e përkthyer me 56 mandate.

Partia e Monika Kryemadhit deri tani ka 6 mandate me 7.13 % të votave. Partia e katërt në zgjedhje më e votuara është PSD e Tom Doshit i cili deri tani ka siguruar 2 mandate.

Rikujtojmë se Doshi dha dorëheqjen nga mandati i tij në zgjedhjet e 25 Prillit, dhe mandatet pritet ti kalojnë të tjerëve në radhë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 10:22