SHIFRAT/ Braktisi PD për Nisma Thurje, a do të futet sërish në Kuvend Rudina Hajdari?

Vazhdon me ritme të shpejta numërimi i kutive të votimit të cilat do të përcaktojnë kahun politik që do të drejtojë Shqipërinë në 4 vitet në vijim.

Ndërkohë që PS vazhdon të kryesojë tashmë me 75 mandate, e ndjekur nga PD me 58 mandate, LSI me 5 mandate e PSD e Tom Doshit me 2 mandate, NISMA THURJE ende nuk ka marre asnje mandat.

Deri më tani në Shqipëri për Nisma Thurje kanë votuar 4440 shtetas duke lënë jashtë Kuvendit edhe deputeten demokrate Rudina Hajdari.

Partia Bindja Demokratike e ishdeputetit Astrit Patozi ka marrë 3731 vota deri tani duke mos siguruar asnjë mandat deputete. /albeu.com/

 


Shtuar 26.04.2021 15:38