Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për të afërmit e dy personave që vdiqën në fshatin Demiraj dhe tha se humbja e tyre është një tragjedi që prek gjithë qytetarët.
Në një postim në Facebook, Hyseni bëri të ditur se Komuna e Gjilanit është në dhimbje me familjarët dhe të afërmit e viktimave.
Të lidhura
None found
Ai e cilësoi ngjarjen si tragjike, duke theksuar se vdekjet ndodhën në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Në emër të komunës, Hyseni përcolli ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe kërkoi që institucionet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen për zbardhjen e rastit.
“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ai.








