Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka liruar nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt, i cili që arrestuar për trafikim narkotikësh.
Nga “arrest me burg” Çekaj do të jetë në “arrest shtëpie”, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë./albeu.com