Sherr mes vëllezërve në Çorovodë, njëri plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çorovodë ku dy vëllezër janë zënë me njëri-tjetrin dhe si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Policia ka arrestuar shtetasin Elidon Mançe, 46 vjeç, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 2.12.2023 10:14