Sherr mes bandave në Itali, një shqiptar i vrarë dhe tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali. Mediet fqinje raportojnë se rreth orës 19:30, në qendër të Frosinones, u raportuan të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë një shqiptar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sherri ka nisur mes dy bandave rivale brenda një lokali. Sipas La Repubblica, katër personat me origjinë shqiptare u përplasën me një bandë të përbërë nga shtetas marokenë. Më pas të dy grupet dolën për tu sqaruar në rrugë.

Sherri degradoi në përdorimin e armës.

Policia po heton për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në sherrin tragjik./albeu.com


Shtuar 9.03.2024 21:23