Sherr demokratësh në “Opinion”, Ristani i përvishet Markut: Mbylle ore gojën! (VIDEO)

Ndërkohë që kryeministri Rama i pashqetësuar po krijon qeverinë e re për mandatin e tretë, në PD ka nisur “lufta”. Një debat I ashpër ka plasur mes deputetit të zgjedhur Mark Marku dhe demokratit Arben Ristani.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, Marku është shprehur se nuk ka përse të japë llogari pasi nuk ka qenë përballë kryeministrit Edi Rama, ndërkohë Ristani ka ngritur zërin.


Debati në studio: 

Mark Marku: U krijua një sistem mafioz.

Arben Ristani: Çfarë u vu përballë Ramës? U vu përballë një parti që merr vendime kolagjiale?

Mark Marku: Ju keni qenë jo unë përballë Ramës. S’kam qenë unë. Kam bërë punën time si opozitar. Mua s’më kërkon dot llogari. Çfarë garancie jepni ju?

Arben Ristani: Po ta mbylli gojën që të jap përgjigje. Mbylle o vëlla.

Mark Marku: Po unë nuk e mbyll apo ti?

Arben Ristani: A do ta mbyllësh?

Blendi Fevziu: Ju të dy nuk e keni mbyllur në ’90, është e vështirë. /albeu.com/

 

Shtuar 18.05.2021 08:47