Me bebe në krahë. Si qëndron e vërteta e fëmijës së dytë të Loredanës?

Këngëtarja e njohur, Loredana Zefi, shpesh ka postuar foto që të bënin të dyshoje se ajo ishte shtatzënë. Por, me postimin e mbrëmshëm, ajo i bëri të gjithë të besojnë se ka lindur fëmijën e dytë.

Ajo postoi një foto me një foshnjë në krahë, dhe poshtë në postim kishte vënë një emoji të një familje me 4 anëtarë.

Pra, të gjithë u bindëm se ajo u bë nënë për herë të dytë.

Por, burime për Prive.al bëjnë me dije se ky lajm nuk është i vërtetë, dhe momenti i publikuar në Instagram, është pjesë e klipit të këngës së saj të re me Mozzik. Tematika e këngës prek familjen prandaj do të ilustrojë rrugëtimin e krijimit të familjes së tyre të bukur./albeu.com

Shtuar 18.05.2021 08:50