Shembja e ndërtimeve pa leje, Rama: Boll, do të çlirojmë bregdetin!

Ashtu siç ishte paralajmëruar javën që kaloi, sot ka nisur aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë bregdetin.

Dita e sotme, pas nisjes së aksionit, është shoqëruar me protesta dhe përplasje mes pronarëve të ndërtimeve në bregdet me punonjësit e IKMT dhe policinë.

Pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama ka poastuar një video në Facebook ku thekson se do të çlirohet çdo hapësirë e zaptuar në bregdet.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Operacioni “Bregdeti Ynë” – Ka nisur sot nga Ksamili dhe Velipoja shembja e ndërtimeve pa leje, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare

#Boll🤚

#ShqipëriaePopullitShqiptar

#SkaKohëPërPushim🏃🏻‍♂️/albeu.com

Shtuar 7.06.2021 10:06