Shembet rruga, gropa e madhe “përpin” dy makina (FOTO)

Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur në në rrugën Sestio Menas në Quadraro në Romë. Një rrugë është shembur, duke krijuar një gropë 10 metra të gjerë dhe 13 metra të thellë, e cila përpiu dy makina të parkuara.

Ngjarja ndodhi në rrugën Sestio Menas në Quadraro pak para orës 01:00.

Efektivët e policisë lokale, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, mbyllën rrugën duke siguruar zonën e prekur.

Asnjë person nuk është lënduar, raportojnë mediat italiane.




Shtuar 28.03.2024 11:45