SHBA po lufton pandeminë me “armë” të reja. Presidenti Joe Biden tha se ishte i inkurajuar nga të dhënat e lëshuara nga kompania farmaceutike Pfizer Inc në lidhje me ilaçin e saj antiviral për Covid-19 dhe zbuloi se qeveria e tij kishte porositur pilula për të trajtuar 10 milionë amerikanë.
“Vaksinimi dhe vaksina përforcuese mbeten mjetet më të rëndësishme që kemi për të shpëtuar jetë. Por nëse ky trajtim miratohet dhe sapo pilulat të jenë të disponueshme gjerësisht, do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në rrugën tonë për të dalë nga pandemia”, tha presidenti në një deklaratë.
Më herët sot, Pfizer njoftoi se pilula antivirale COVID-19 vazhdon të jetë 89% efektive në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjes në pacientët me rrezik të lartë dhe të dhënat e fundit laboratorike sugjerojnë se ilaçi ruan efektivitetin e tij kundër përhapjes së shpejtë të variantit Omicron./albeu.com