Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u zhvillua mbledhja e Komisionit Teknik Këshillimor, ku u shqyrtuan masat për sezonin e zjarreve dhe u bë vlerësimi i situatës së krijuar nga temperaturat e larta, si edhe i punës së strukturave në menaxhimin e vatrave të zjarrit.
Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako, njoftoi se nga data 22 qershor e deri më sot janë shënuar 160 zjarre në gjithë territorin e vendit.
Të lidhura
None found
AKMC u bën sërish thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të rritur për zjarre, si edhe të lajmërojnë menjëherë sapo të konstatojnë flakë.
