Shalqi apo pjepër? Kë duhet të konsumoni nëse jeni me dietë

Shalqiri dhe pjepri janë plot vlera ushqyëse. Gjithashtu janë të pasur edhe me kalori, sepse janë të ëmbla.  Por, kaloritë që ofrojnë janë të pakta, në përpjesëtim me vlerën e tyre ushqyese.

Një fetë pjepër ka 60 kalori, e cila është e njëjtë me një frut të mesëm. Shalqiri ka të njëjtat kalori, si pjepri dhe është një ushqim i fuqishëm antioksidant falë likopenit, i cili është gjithashtu i famshëm për veprimin e tij anti-kanceroze.

Pra, nëse jeni në dietë, konsumoni më shumë shalqi.

Përmbajtja e lartë e ujit e bën atë një zgjedhje e para kur jeni të uritur dhe nuk doni të hani shumë. Sigurisht, një tas i mbushur me shalqi është më i shëndetshëm se ai me patate të skuqura.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që konsumi i tij është i papërfillshëm dhe veçanërisht në rast se qëllimi juaj është humbja e peshës, duhet të jetë në sasinë normale.

Shtuar 14.07.2021 17:07

Tags: ,