Sezoni veror 2026, Hita: Patrullime në gjithë bregdetin dhe kontrolle të rrepta për mjetet lundruese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri publike planin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, duke e cilësuar menaxhimin e fluksit të vizitorëve si një nga detyrat kryesore të institucionit.

Sipas tij, Shqipëria po kalon një nga vitet më të mira për turizmin, me miliona vizitorë që e zgjedhin vendin jo vetëm për natyrën, historinë dhe kulturën, por edhe sepse e shohin atë si një destinacion mikpritës dhe të sigurt.

Të lidhura

None found

Hita theksoi se përballimi i sezonit turistik kërkon një angazhim më të madh operacional në gjithë territorin, ndërsa nënvizoi se Policia Kufitare dhe Policia Rrugore janë kontaktet e para të vizitorëve me Shqipërinë dhe duhet të pasqyrojnë jo vetëm autoritetin e ligjit, por edhe mikpritjen dhe sjelljen e mirë.

Duke folur për sigurinë në zonat bregdetare, ai tha se patrullimet do të shtrihen përgjatë gjithë vijës bregdetare në bashkëpunim me Rojën Bregdetare. Sipas tij, ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë sezon njësia policore detare do të mbështetet edhe nga monitorimi ajror përmes dronëve, me synimin për të siguruar një kontroll më të plotë të territorit.

“Shqipëria po përjeton një vit sa më të mirë në turizëm dhe miliona vizitorë zgjedhin vendin tonë jo vetëm për bukuritë e natyrës, historinë dhe kulturën, por edhe sepse e perceptojnë atë si një vend mikpritës dhe të sigurt. Kjo është një arritje kombëtare, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për të gjitha institucionet e sigurisë dhe veçanërisht për Policinë e Shtetit. Viti 2025 tregoi një rritje të jashtëzakonshme të fluksit të turistëve, pushuesve dhe vizitorëve, ndërsa viti 2026 po dëshmon se Shqipëria tashmë është destinacion i konsoliduar rajonal dhe evropian përgjatë gjithë vitit. Për Policinë e Shtetit, menaxhimi i sezonit turistik mbetet prioritet absolut dhe shoqërohet me një angazhim të shtuar operacional në të gjithë territorin.

Policia Kufitare dhe më pas Policia Rrugore janë kontaktet e para që një vizitor krijon në vendin tonë. Uniforma jonë duhet të përfaqësojë autoritetin e ligjit, por njëkohësisht edhe mikpritjen, integrimin dhe mirësjelljen, si vlera të spikatura të shoqërisë shqiptare. Patrullimet shtrihen gjatë gjithë vijës bregdetare, në bashkëpunim me Rojën Bregdetare. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon, njësia policore detare do mbështet në mënyrë të integruar edhe nga ajri, me monitorim nga ajri, me monitorim përmes dronit për të garantuar një kontroll më gjithëpërfshirës të territorit. Theksoj me vendosmëri se nuk do të tolerohet asnjë lloj shkelje për mjete lundruese që rriskojnë jetën e pushuesve. Kontrollet ndaj mjeteve lundruese, ndaj motorëve të ujit, skafe dhe anije turistike do jenë të pandërprera dhe të rrepta”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=yr7pDTvB9AY

 


Shtuar 26.06.2026 10:26

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet