Sapo rimori stafetën, Zaev zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Bullgarisë! Për çfarë u dakordësuan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e sapo zgjedhur të Bullgarisë, Rumen Radev.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri në detyrë, Zaev, i cili ka thënë se janë dakordësuar për të vazhduar dialogun mes dy vendeve deri në gjetjen e një zgjidhjeje mbi veton e vendosur në procesin e integrimit të Maqedonisë në BE.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, shkruan Zaev.

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, pasi me këtë hap, vendimi “pro” çeljes së negociatave të RMV me Bashkimin Evropian është më afër./albeu.com/