Samiti i G-20/ Lavrov përfundon me urgjencë në spital

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u dërgua me urgjencë në spital sapo mbërriti në Bali të Indonezisë për samitin e G20.

Dyshohet se ministri rus ka pësuar një atak në zemër, por kjo ende nuk është e konfirmuar, ndërsa detaje të mëtejshme priten në vijim.

Liderët e G20 janë mbledhur në samitin e radhës në Indonezi, ku do të marrë pjesë virtualisht edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Homologu i tij rus nuk do të jetë i pranishëm.


Shtuar 14.11.2022 10:30