Policia e Shtetit ka marrë masa për samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre tëBallkanit Perëndimor, që do zhvillohet në Tiranë në datë 6 dhjetor.
Përmes një deklarate për mediat, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, drejtuesi i Lartë Rebani Jaupi, ka bërë të ditur me detaje planin e masave të ndërmarra nga ana e policisë, ku përfshihet edhe bllokimi i një disa rrugëve në kryeqytet. Bllokimet e rrugëve do të nisin që në orën 14:00 të datës 5 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri në përfundimin e samitit.
Akset rrugore që do të bllokohen:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
Rruga “Dervish Hima”;
Rruga “Asim Zeneli”;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”./albeu.com