Salianji tregon mënyrën e vetme për të shuar “luftën” Basha-Berisha: Shumë shpejt!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji ka deklaruar se ‘lufta e ftohtë’ mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha mund të sheshohet me bisedime.

I ftuar në “Frontline”, Salianji tha se se armiku i përbashkët i tyre është Edi Rama dhe se baza e PD-së do të bashkohet shumë shpejt pavarësisht mendimeve të ndryshme që mund të kenë pasur anëtarët e saj.

Pjesë nga intervista:

Marsela Karapanço: Si mund të ndalet ‘lufta e ftohtë’ Berisha-Basha?

Ervin Salianji: Duke u ulur, duke diskutuar me njëri-tjetrin dhe duke vendosur primar interesin e demokratëve.

Marsela Karapanço: Si mund të bashkohet baza e PD?

Ervin Salianji: Shumë shpejt. Pavarësisht se PD ka pasur përherë mendime të ndryshme do të bashkohet kundër regjimit të Edi Ramës.


Shtuar 30.09.2021 20:53