Në mesin e veturave të regjistruara përgjatë këtij viti, figurojnë edhe markat e automobilave ‘Ferrari’ dhe ‘Rolls Royce’.
Në të dhënat që ka arritur të sigurojë lajmi.net nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, figuron se në Kosovë përgjatë këtij viti janë regjistruar 6 vetura të tipit Ferrari.
Ndërkaq, përgjatë këtij viti janë regjistruar edhe katër vetura të tipit Rolls Royce.
Përgjatë këtij viti në Kosovë u regjistruan edhe 466 Porsche.
Linjat e markave luksoze që dominojnë për kah numri i regjistrimit janë si vijojnë: Audi (26,543) dhe Mercedes 24,118.
Në Kosovë dominojnë edhe veturat e tipit ‘Land Rover’, linjat nga e cila u regjistruan 2,477 copë vetëm sivjet në vend.
Në anën tjetër, në Kosovë figurojnë të jenë të regjistruara edhe 188 vetura të tipit ‘Jaguar’, që shquhet si model luksoz.
Marka e cila vazhdon të jetë më e pëlqyera në mesin e kosovarëve është ajo e Volkswagenit. Vetëm përgjatë këtij viti, 105.881 vetura të tipit Volkswagen.