Sa para u sekestruan sot në portin e Durrësit, zbulohet shuma

Rreth 100 mijë paund janë sekuestruar sot në Portin e Durrësit, që vinin nga Anglia.

Mësohet se furgoni i mallrave, i përket një kompanie që çonte porosi nga Shqipëria drejt Anglisë tek emigrantet dhe anasjelltas.

Para pak muajsh nga policia e kufirit është bllokuar një sasi cigaresh kontrabande në Portin e Durrësit, e njëjta linjë transporti.

Njoftimi

Port-Durrës

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Strukturat Doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

Sekuestrohen 123.460 paund dhe 280 sterlina.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit për veprat penale
” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
” Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe skanerin, në hyrje në territorin tonë është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia.

Gjatë kontrollit në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa pako në brendësi të së cilave pas numërimit rezultuan 123.460 paund dhe 280 sterlina.
Gjithashtu u sekuestruan dhe 1 laptop dhe 2 telefona celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Rrethit Gjyqësor Durrës është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi O.S., 21 vjeç, banues në Hamallë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Shtuar 19.05.2021 19:34