Rusia tregon “dhëmbët”, teston me sukses një raketë kalibri të lartë në det

Rusia ka vijuar me stërvitjet ushtarake duke ekspozuar forcën në det.

Një nëndetëse testoi me sukses një raketë kalibri te larte në Detin e Japonisë duke goditur një shënjestër që ndodhej mbi 1 mijë kilometra larg.

Konfirmimi vjen nga ministria ruse e mbrojtjes. Nëndetësja e re lëshoi raketën nga poshtë ujit dhe goditi një shënjestër në tokë. Kjo stërvitje ka për synim që të zhvillojë një algoritëm veprimesh për të qëlluar me armë me saktësi të lartë, tha ministria e mbrojtjes.

Analistët thonë se testi ishte një mesazh për Japoninë, vend i cili pretendon ishujt Kuril, të cilët janë aneksuar nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mosmarrëveshjet lidhur me këto territore kanë ndaluar Rusinë dhe Japoninë që të firmosin traktatin zyrtar të paqes./albeu.com/