Rusia shpall “non grata” 200 shtetas amerikan, mes tyre sekretarja e shtypit dhe motrat e Biden

Ministria e Jashtme e Rusisë i ka ndaluar 200 shtetasve amerikanë të hyjnë në kufijtë e saj duke i shpallur non grata si përgjigje ndaj sanksioneve.

Në listën e personave non grata përfshihet një motër dhe dy vëllezër të presidentit amerikan Joe Biden, si hakmarrje për sanksionet personale nga Uashingtoni.

Valerie Biden Owens, James Brian Biden dhe Francis William Biden janë të gjithë të listuar si të ndaluar nga Rusia, së bashku me sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Perëndimi dhe Rusia kanë vendosur secila sanksione ndaj njëri-tjetrit në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Moska.