Një këshilltar i Zyrës së Avokatit të Popullit për Fëmijët në Rusi, ka thënë se numri i vetëvrasjeve në mesin e fëmijëve është rritur për gati 40 për qind.
Roman Chuprikov ka thënë më 11 gusht se numri i vetëvrasjeve të regjistruara në mesin e fëmijëve në Rusi ka qenë 753, derisa më 2020, kjo shifër ka qenë 548.
Të lidhura
None found
Karine Keshchyan, eksperte në Qendrën për Kërkime Psikiatrike në Moskë, ka thënë se numri i tentim-vrasjeve te fëmijët është shumë më i lartë.
Sipas saj, ekspertët e psikiatrisë nuk po munden të përballojnë “numrin e madh të fëmijëve” që tentojnë të vrasin veten, sepse prindërit e tyre shpesh refuzojnë të kërkojnë ndihmë profesionale.
