Rrëzohet në det avioni rus me 28 pasagjerë në bord

Një avion rus ka humbur të gjitha kontaktete e komunikimit me qendrën e kontrollit të trafikut ajror ndërsa po përpiqej të bënte uljen.

Më pas avioni ka rënë në det. Shërbimet e urgjencës ruse kanë lokalizuar vendin ku ka rënë aeroplani me 28 pasagjerë në bord.

Tashmë anijet po arrijnë në vendin e rënies.

Aeroplani po fluturonte nga kryeqyteti rajonal Petropavlovsk-Kamchatsky për në qytetin Palana në pjesën veriore të gadishullit.

Në mesin e 28 pasagjerëve janë edhe 6 ekuipazh dhe një ose dy fëmijë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax./albeu.com

Shtuar 6.07.2021 10:01